Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Kosovarët nuk harrojnë, ata veç mallkojnë

Nga Media 0

Eksperti për çështjet e Ballkanit, Enver Bytyçi ka postuar një fotografi të masakrës serbe mbi shqiptarët.

Një i moshuar që qëndron pranë të vrarëve nga serbët është dëshmia e përjetshme e një plage që vijon të mbetet e hapur.

“Këtë foto e mora pa leje nga faqja e fb të mikut tim, Alfons Zeneli! Thjesht për t’i kujtuar atyre që marrin vendime në emër tonin, por pa ne. Nëse harroni ju vendimmarrësit masakrat e Serbisë kundër shqiptarëve, nuk mund t’i harrojnë të dashurit e tyre, ata që jetojnë.

Ata që jetojnë sot janë prindërit, vëllezërit, motrat, gratë e veja, fëmijet jetimë, e të afërmit e tjerë të dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës. Ata nuk harrojnë. Ata veç mallkojnë, nëse vendimmarrësit në politikë shkelin mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës.

Kjo do të thotë që Beogradi duhet të kërkojë falje, të njohë shtetin e Kosovës dhe të betohet kolektivisht si politikë, si akademi, si institucion regjilioz, si shoqëri, se kurrë më nuk do të masakrojë popujt e tjerë, përkatësisht shqiptarët! Atëherë mund të bëhet pajtim. Ndryshe, kur s’je i zoti, së paku secili në shtëpinë e vet!”, ka shkruar Bytyçi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej