Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Kosova me tre anëtarë në Asamblenë e KiE/ Vasili: Vendimi historik

Nga Rexhina Biba 0

 

Byroja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vendosi që Kosova që prej janarit të vitit 2017, ka të drejtë të caktojë një delegacion prej tre  anëtarësh, ku do të përfaqësoheshet pozita, opozita dhe minoritetet.

Menjëherë pas këtij vendimi Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përshëndeti votimin e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës  lidhur me zbatimin e paragrafit të 13-të të Rezolutës 2094 (2016) për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, i cili parashikon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit të APKE-së me Kuvendin e Kosovës.

Vasili, i cili po merr pjesë në punimet e Sesionit të Katërt të Rregullt të APKE-së si pjesë e delegacionit shqiptar, e cilësoi këtë vendim historik dhe theksoi se integrimi është i pandalshëm.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej