Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kosova ndalon lojërat e fatit, çfarë shkruajnë mediat e huaja

Nga Klodiana 0

Pas Shqipërisë, e cila mbylli llotaritë sportive, edhe Kosova ka marrë vendimin që të mos ketë lojëra fati, për së paku 10 vjet.

“Lojërat e fatit shkaktojnë kaos. Ne nuk mund të lejojmë që këto vende të jenë arena të krimit, ku njerëzit humbin jetën”, tha Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës.

Policia e Kosovës realizoi disa operacione, duke mbyllur më shumë se 470 lojëra fati në mbarë vendin. Ndalimi i lojërave të fatit në Kosovë hyn në fuqi pikërisht sot, më 1 prill.

Shoqata e Lojërave të Fatit në Kosovë tha se në këtë sektor punonin 4000 persona. Ruzhdi Kosumi, i cili ka 14 pika bastesh e kazino në Kosovë tha se 40 punëtorë të tij do të ngeleshin pa punë. “Vendimi për të na mbyllur pikat është marrë pasi dy prej punëtorëve tanë u vranë. Kjo është e pakuptimtë. Kemi humbur njerëz dhe tani po humbasin punët tona “, tha Kosumi për Reuters.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej