Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Kosova “mëson” nga Shqipëria, pas rrugës së Kombit, autostradat me pagesë

Nga Media 0

Kosova duket se ka marë shembull nga Shqipëria, sa i përket çështjes së rrugëve, ku ka vendosur që autostradat t’i japë me pagesë.

Pas vendimit dhe vënies në zbatim të tarifimit në rrugën e Kombit, Qeveria e Kosovës po përgatitet që të vendosë qarkullimin me pagëse në autostradën “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën më Shqipërinë dhe autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin që pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ky tarifim pritet që të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, pas një studimi fizibiliteti për këtë çështje.

Ndonëse ende nuk ka zëra mbi pagesën  që do të caktohet, vlera e saj pritet që të jetë e përballueshme nga të gjithë përshkuesit e rrugës.

Po ashtu, ende nuk dihet nëse tarifa e autostradës “Ibrahim Rugova” do të jetë apo jo e përafërt sa tarifa e rrugës së Kombit në Shqipëri, ku shteti shqiptar dhe koncensionari vendosën, për të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit” në pjesën e Shqipërisë, tarifa të jetë nga 5 deri në 22.5 euro, në varësi nga pesha e automjetit.

https://ekonomix.al/kosova-meson-nga-shqiperia-pas-rruges-se-kombit-autostradat-me-pagese/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej