Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kosova jonë rrethohet nga katër shtete armike: Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria

Nga Media 0

Nga Ag Apolloni

Kosova jonë rrethohet nga katër shtete armike: Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria, por vijën kufitare me këto shtete nuk e ka përfundimtare, prandaj nga demarkacioni me Maqedoninë humbëm do hektarë (por ua kemi futë atyre, se pjesën më të madhe e kemi ndalë për vete), nga demarkacioni me Malin e Zi humbëm do kullosa (s’ka gjë, se lopët i kemi sjellë në Galeri të Arteve për t’i ushqyer), nga demarkacioni me Serbinë do të humbim veriun e minatorëve (s’ka gjë, se ata të nëntokës i kemi sjellë në Prishtinë), por demarkacioni më i rrezikshëm është ai me armiken e armiqve, Shqipërinë, nga e cila na kanoset humbja më e madhe, pasi ajo, sipas një deklarate të freskët, nga janari e ka në plan ta heqë kufirin me Kosovën, rrjedhimisht të kufizohet me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Kjo do të jetë humbje fatale për Kosovën, për shtetësinë e saj. Nuk thonë kot: kush ta bën, ta bën i yti.
Mos e pranoni këtë humbje, vëllezër e motra! Kësaj hataje mund t’i gëzohen vetëm tradhtarët që janë për bashkim kombëtar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej