Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Kosova, çfarë dashurie për futbollin

Nga 27-shi 0

Nëse je i lidhur me sportin dhe i ke ndjekur zhvillimet në Kosovë, kupton që flitet për një vend shumë sportiv, që gjatë përpjekjeve për t’u rimëkëmbur pas luftës që mori mjijëra jetë njërëzish, u mundua paralelisht të konpensonte edhe sport kohën e humbur. E ngritën kampionatin me shumë vuajtje, duke u luajtur dhe stërvitur në kushte mjaft të ëvshtira, por edhe nga ato fusha të pasistemuara dolën talentë të mëdhenj, të cilët u transferuan nëpër Europë. Organizuan vit pas viti edicione futbollistike të rregullta me një seriozitet të çuditshëm dhe megjithëse në fund të tyre fituesit nuk merrnin pjesë askund, gjithçka fillonte nga e para.

22

Ndërsa tani kanë një arsye më shumë për ta përmirësuar infrastrukturën, pasi skuadrat kosovare kanë fituar të drejtën për të luajtur në Champions dhe Europa League, ndërsa përfaqësuesja ka filluar eleminatoret për Borërorin “Rusi 2018”. Pamjet e mësipërme janë vetëm për të kujtuar se ku ishin dhe me sa shumë dashuri dhe përpjekje e mbajtën gjallë futbollin e tyre, ndërsa më pas është e sigurtë që do t’u referohemi si shembull për t’u marrë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>