Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Kosova, 3 gola të tjerë nga Ukraina

Nga 27-shi 0

Skuadra e Bunjakit vazhdon të ketë probleme të mëdha në mbrojtje, megjithëse në një periudhë loje i ka vënë në vështirësi ukrainasit

Një tjetër humbje e thellë për Kosovën, në ndeshjen e tretë eleminatore për Botërorin “Rusia 2016”, këtë rradhë të shkaktuar nga Ukraina me rezultatin 3-0. Takimi i rradhës u zhvillua në Krakovë të Polonisë, pasi Ukraina ende nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk e pranon në shtëpi me pasaportat e reja. Por edhe pse luanin në fushë asnjëanëse dhe trajneri Bunjaki kishte bërë disa lëvizje në formacion, duke e krahasuar me atë të “Loro Boriçit” ndaj Kroacisë, skuadra e tij nuk mundi të evitojë një tjetër humbje të thellë. Vendasit kanë insistuar dhe e kanë dominuar pjesën e parë, por goli vjen pikërisht pas një rasti të mirë të Milot Rashicës. Në të 30’, pasi thyhet ky aksion, ukrainasit shkojnë më shpejtë tek Ujkani se kosovarët dhe shënojnë me anë të Kravets, i ndihmuar edhe nga një devijim i Rahmanit. Në pjesën e dytë është përfaqësuesja e Kosovës që kërkon t’i imponohet kundërshtarëve dhe për pak mund ta barazonin rezultatin, por një goditje e Bernard Berishës nga fare pranë përplaset në traversën e portës vendase. Në të 81’, Jarmolenko bën çfarë të dojë në zonën e Kosovës dhe shënon për të dytën herë, ndërsa tre minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Rota shfrytëzon sërish pasigurinë e mbrojtjes me probleme të skuadrës së Bunjakit dhe 3-0. Ndërkohë që Kroacia ka fituar në një tjetër transfertë, këtë rradhë 0-1 në Finlandë, me gol të të zakonshmit Manxhukiç në të 18’ dhe kryeson Grupin I me 7 pikë, ndërsa Kosova mbyll tabelën me vetëm 1 pikë në tri ndeshjeve të zhvilluara.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>