Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Korrupsioni në shëndetësi/ 110 milion lekë për roje të QSUT-së vetëm për 72 ditë

Nga Media 0

Publikohen shifrat zyrtare të abuzimit përmes prokurimit të drejtëpëdrejtë në shëndetësi

 

Tenderat e drejtpërdrejtë të Ilir Beqajt për të siguruar roje private pranë spitaleve nxjerrin hapur korrupsionin që po ndodh në shëndetësi. Open Sata Albania ka publikuar shifrat zyrtare të abuzimit, ku spikasin tenderat me prokurim të drejpërdrejtë që do të thotë pa garë mes kompanive dhe me shuma të ekzagjeruara.

11 milion lekë të reja janë shpenzuar përmes negocimit të drejtpërdrejtë për të siguruar roje privat për 72 ditë, për QSUT, qendra më e madhe shëndetësore në Shqipëri. Kjo vlerë e vënë në dispozicion nga shteti për një roje vetëm për 72 ditë, është një procedurë e kryer pa garë, a thua se në Shqipëri është e vështirë të gjesh roje (në Shqipëri e kanë me shumë qef këtë profesion). Një histori e gjatë anulimesh me arsye edhe qesharake si llogaritje gabim e fondit limit nga vetë autoriteti prokurues, vjen përmes shifrave zyrtare të monitoruara nga Open Data Albania.

opendata

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>