Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

“Koret raciste në Bularat” Idrizi: Shteti Shqiptar sot ka rënë në Jug të vendit

Nga Klodiana 0

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi për emisionin “Të Pekspozuarit” se shteti shqiptar ka rënë në Jug të vendit për shkak se nuk reagoi ndaj koreve raciste të grekëve gjatë varrimit të Kostandines Kacifas.

Më tej Idrizi u shpreh se nëse shteti shqiptar do ti kishte ndaluar ekstremistët në kufi atëherë nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi sot në Bularat të Gjirokastrës.

Kreu i PDIU akuzoi shtetin shqiptar për mungesë të dinjitetit duke mos parandaluar ekstremistët e Agimit të Artë.

“Jemi në kushte të mungesës së reciprocitetit me Greqinë, janë me dhjetëra raste, pasi kemi rastet ku janë ndaluar qytetarët të hyjnë në Çamëri, siç është rasti i babait tim. Imagjino 600 qytetarë të Çamërisë, të shkonin atje dhe të thonin jemi në Çamëri, imagjino çdo të ndodhte në Greqi.

Ajo që ka ndodhur sot, por edhe disa ditë më përpara, gjatë këtyre ditëve kemi parë një dhunim të shtetit shqiptar, atje kanë qenë pesë deputetë, nga Agimi i Artë nga Nea Demokracia. Ajo që më shqetëson është fakti që ne sot pamë se shteti shqiptar në jugun shqiptar kishte rënë, sot ata shpalosën flamur të Vorio Epirit, bën thirrjet kundër shqiptarëve. Nëse shteti shqiptar do të ishte në kohë do ta kishte parandaluar më parë, duhet ta kishte ndalur që në kufi, dhe nuk do kishte ndodhur kjo ngjarje, ajo që më shqetëson është se të gjitha këto marrëveshje që kemi bërë me Greqinë, në tryeza , ne kemi parë që shteti shqiptar ka treguar mungesë dinjiteti,” shpjegoi Idrizi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej