Seul/ Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un, tha se vendi i tij ka arritur të realizoje mbushjet bërthamore në miniaturë, kështu ato mund te mbarten nëpërmjet raketave balistike. “Këto mbushje bërthamore janë standardizuar për raketat balistike duke zvogëluar madhësinë e tyre”, ka thënë Kim gjatë një takimi me ekspertë bërthamorë. Është hera e parë që Kim Jong shfaq pretendimet në mënyrë eksplicite dhe shpall këtë sukses të kërkimeve bërthamore të Koresë së Veriut: “Çdo gjë mund të përkufizohet si një pengesë e vërtetë bërthamore,” tha udhëheqësi i Koresë së Veriut, duke shtuar se mushjet janë “termobërthamore” . (Burimi AFP)
Ish-presidenti i Hondurasit shpallet fajtor për trafik droge, dënohet me burgim të përjetshëm –
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández, është shpallur fajtor për akuzat e trafikut të drogës në një gjykatë federale amerikane....