Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Konte-Çelsi përfundojnë në gjykatë: Më latë pa punë!

Nga Klodiana 0

Çelsi planifikon që të mos i japë një pjesë të paketës së dëmshpërblimit ish-trajnerit Antonio Konte, pasi ata e akuzojnë italianin se mesazhi i famshëm për Diego Kostën i shkaktoi një rënie të vlerës së kartonit sulmuesit dhe kjo i kushtoi klubit miliona humbje. Sipas “The Times”, blutë e Londrës kanë ndërmend që të sjellin prova se vendimi i Kontes për të informuar Kostën përmes një mesazhi se ai nuk ishte më në planet e tij dëmtoi vlerën e lojtarit.

Konte, i cili u shkarkua vetëm pak ditë më parë, duke u zëvendësuar nga bashkatdhetari i tij, Mauricio Sarri, po bën gati dokumentacionin për ta hedhur ish-klubin në gjyq, me motivacionin se “vonesa e tyre në zgjidhjen e së ardhmes së tij i kushtoi atij vende pune shumë joshëse gjatë kësaj vere”. Dhe Abramoviç ka ndërmend që të mbrohet në këtë betejë ligjore, duke përmendur rastin Kosta.

Marrëdhënia e Kontes me manjatin rus dhe hierarkinë e klubit u acarua pas çështjes Kosta. Qershorin e shkuar, në drejtim të telefonit të sulmuesit spanjoll mbërriti një mesazh, në të cilin shkruhej: “Përshëndetje Diego, faleminderit, por nuk je më në planet e mia”. Futbollisti reagoi shumë keq dhe pas kësaj vendosi që të rikthehej në Brazil dhe nuk luajti më për Konten, duke vështirësuar pozicionin e klubit për ta shitur.

Ai u rikthye tek Atletiko e Madridit për 57.2 milionë euro, por blutë e Londrës pretendonin se mund të kishin fituar shumë më tepër, pasi bëhej fjalë për një prej lojtarëve më në formë të klubit. Si Konte ashtu edhe Çelsi nuk kanë ndërmend të ndalen këtu. Divorci i tyre me shumë gjasa do t’u drejtohet dyerve të gjykatës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej