Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Konsulli rus në Athinë gjendet i vdekur në apartament

Nga Klodiana 0

Konsulli rus, Andrei Malanin në Athinë është gjetur i vdekur në banesën e tij në kryeqytetin grek.

Bëhet me dije se 55-vjeçari u gjet pa jetë pasi policia  hapi me forcë derën, disa orë pasi kolegët ishin vënë në kërkim të tij, pasi nuk ishte paraqitur në punë.

Nga hetimet paraprake nuk bëhet fjalë për një ngjarje kriminale, ndërsa priten deklaratat e mjekut ligjor për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Mediat greke bëjnë me dije se Malanin është gjetur i vdekur pasditen e sotme rreth orës 17:45 minuta.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej