Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Komunikimi i Javës/ Rama: Do regjistrojmë gjithë shqiptarët jashtë kufijve

Nga Rexhina Biba 0

Kryeministri, Edi Rama komunikimin javor të së dielës ia ka kushtuar Samitit të Diasporës pas të cilit tha se është tejet i inkurajuar nga reagimi pozitiv i organizatave të shqiptarëve dhe individëve nëpër botë.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar edhe njëherë angazhimin e tij dhe të qeverisë për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ai foli për ndërtimin e urave lidhëse mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Luginën e Preshevës si dhe në Evropë dhe Botë.

Rama premtoi se brenda vitit 2017 do të krijohet Këshilli Kombëtar i Diasporës Shqiptare, që do të jetë një strukturë qendrore që do të udhëheqë veprimtarinë e Diasporës.

Ndërkohë, pas urimit për Shqipërinë nuk ka munguar as urimi për Kosovën dhe shqiptarët në katër anët e botës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>