Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët zbresin prej pellazgëve. Kush mendon ndryshe, në qoftë i huaj është gomar, në qoftë shqiptar është tradhëtar".

                                                                                        -Faik Konica

Komploti Rama- Basha ndaj Gjermanisë politike

Nga Klodiana 0

Nga Frrok Çupi

Kryeministri e ka sulmuar rëndë zotin Gunther Krischbaum, deputet i Bundestagut Gjerman. Por edhe Opozita e Bashës ka ndjekur të njëjtën linjë.

Ngjarja:

Gunther Krischbaum, në kulmin e “festës false” mbi “hapjen e negociatave” të BE me Shqipërinë, deklaroi se vetëm rekomandimi i KE nuk “mjafton”. Ai tha se do të gjykohen arritjet e Shqipërisë një nga një…, pastaj bëhet ç’bëhet… Dy ditë më vonë deputeti gjerman deklaroi se “negociatat do të ishin të parakohëshme”. Ai nuk është një deputet i thjeshtë, por bashkëpunëtor i afërt i kancelares Merkel dhe kryetar i i Komisionit të Jashtëm në Bundestag… Pa këtë hallkë nuk ka miratim gjerman; pa miratim gjerman nuk ka BE për Shqipërinë.

Media pranë Ramës:

Të paktën dy media e akuzuan Krischbaum për “lidhje me Opozitën” dhe për “trafikim fëmijësh”. E turpshme, sigurisht, por qeveria nuk reagoi dhe Europa i mori si nxitje nga qeveria.

Reagoi Basha:

Kryetari i PD, Basha reagoi: “how ore, ca po thua!”, dhe me fraza pa thelb i lëshoi një mijë fjalë aleatit Rama (aleat në këtë pikë). “Si ore- i tha- ti të sulmosh mikun tonë?!…”. E bëri njësoj si dashnorja fshatare që iu sul të dashurit në sy të burrit: “shko more ti maskara te mullari i barit!”, dhe arriti që burri i saj të prekej nga ndershmëria e të shoqes… Në rastin tonë, jashtë historisë së fshatit, zoti Basha e ekspozoi hapur gjermanin Krischbaum si ‘mik i Opozitës’, dmth., siç edhe e kishte sulmuar Rama. Ky ishte thelbi dhe qëllimi.

Reagoi politika gjermane, por edhe eurodeputetja Doris Pack, që iu drejtua Ramës: “Po çfarë mendon ti, se Krischbaum ka standarde të njëjta me ty!”.

Më parë zoti Basha kishte bërë një tiradë mbi negociatat:

Ai kishte udhëtuar drejt Gjermanisë, duke shpallur qëllimin e udhëtimit: “Bisedime për të bindur politikanët e djathtë gjermanë që të mbështesin ‘Shqipërinë e Noriegës”- sipas fjalorit të PD, për të hyrë në Europë. Një lëmsh absurd!, po hajt mo! Kur doli që politikanët e djathtë të Merkel, vetë zoti Krischbaum nuk ishte i kësaj linje, atëherë nga Basha u la për të nënkuptuar se ‘Krischbaum ka rebeluar nga grupi Merkel”. Kjo që bëri Basha i shërbente Ramës më shumë se askujt.

Basha bie në heshtje, aq e kishte. Rama e di se ishin negociata ‘fake’, por:

Kushdo që ka pak njohuri, pak eksperiencë, pak kulturë politike, që në fillim e dinte se negociatat janë të rreme. Presidenti i Francës, Macron, deklaroi se nuk është koha për zgjerim me Ballkanin Perëndimor’. Gjermania- po kjo që po themi, sepse nuk ishte vetëm Krischbaum që thotë ‘nuk është koha’. Presidenti Tusk erdhi e tha: se ka ‘shumë skeptikë’ në Europë ndaj negociatave me Shqipërinë… Por gjithë enigma ‘Krischbaum’ i shërbeu kryeministrit shqiptar për të gjejtur armikun, një armik të ‘vetmuar’ në gjithë globin, dhe ky është Krischbaum. ‘Po të mos ishte ky, në qershor Shqipëria do të ishte anëtare e BE’!- sipas demagogjisë së qeverisë. Eksperienca e komunizmit është një shkollë perfekt për gjetjen e ‘armikut’ të vetmuar. “Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë!”, deklaroi kryeministri Rama.

Komploti kundër Krischmbaum funksionoi:

Folën dhe konverguan në një pike të dy “kundërshtarët” Rama dhe Basha- dhe prandaj u bë krejt e besueshme se ‘ky është armiku’ pse Shqipëria nuk bën hapa drejt statutit në BE. Zhurmën e madhe e zgjoi Basha, pas kësaj sulmoi Rama- si në një gjuetinë e Kristoforidhit “Gjahu i Malësorit”. U zgjuan të gjithë nervat e fjetur të shqiptarëve të mësuar me ‘armiqtë perëndimor’ të vendit tonë…

Komploti Basha- Rama ishte sa naiv edhe tinzar, por që i çon të dy palët ‘drejt sukseseve’ edhe pse kurrë me progres drejt Europës. Opozita e Bashës shkon me suksesin se ‘ bëra të pamundurën për Shqipërinë’, por ja që një gjerman tradhëtoi të djathtën e Merkel; ndërsa qeveria më kryelartë: “Kemi armiq ziliqarë, por karvani shkon përpara!”.

http://veritas.com.al/komploti-rama-basha-ndaj-gjermanise-politike/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej