Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kompleksi arkivor që donte Napoleoni

Nga Media 0

Nga Kastriot Dervishi

Arkivat kombëtare franceze u krijuan me një dekret të vitit 1794. Menjëherë në atë kohë u mendua për gjënë kryesore, godinat ku do vendoseshin dokumentet. Ky është projekti i Jacques Cellerier për ndërtimin e Pallatit të Arkivave në 1812. Guri i parë u vendos për nder të përvjetorit të Napoleonit. Investimi i menjëhershëm, perspektiva, pozicioni i favorshëm me qendrën e banuar janë tiparet dalluese të investimit. Për shkak të rënies së perandorisë projekti mbeti i papërfunduar, por u përfundua në një variant të përafërt nga dy arkitektë të tjerë në vitin 1838. Projekti i parashikuar si kompleks arkivor përbëhej nga zyra dhe vendruajtje dokumentesh. Materialet e ndërtimit, guri, hekuri e qeramika ishin të padjegshme. Në ndërtimin e ri u vendosën dokumente të gjyqësorit francez. Francezët as nuk menduan të bëjnë depot dhe as t’i shpien dokumentet mes ferrash e deposh të degraduara. Një shtet pa arkiva është shtet i paqenë. Le të bëjë propagandë sa të dojë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej