Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Kompania e famshme italiane mbërrin në Shqipëri, kërkon qindra punonjës

Nga Skenderi 0

Veshjet e një ndër markave më të njohura në Evropë por jo vetëm,  “Max Mara”, tashmë prodhohen edhe në Shqipëri.

Shqipëria duket se ka hyrë tashmë në axhendën e shumë kompanive ndërkombëtare të prodhimit dhe tregtimit të veshjeve.

Shumë investitorë të huaj zgjedhin të investojnë në Shqipëri, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Një nga firmat më të mëdha italiane që ka vendosur të investojë prej gati një viti është “Michela fashion style” ose ndryshe fabrika e modës në Shqipëri. Fabrika e veshjes operon në qytetin e Kavajës dhe sipërmarrësit italiane vijnë me një investim prej 1 milion euro.

Investitori Italian, Michele Brizzi tregon për ATSH-në, arsyet pse zgjodhi të investonte në Shqipëri.

“Kisha dëgjuar shumë se Shqipëria ofronte një klimë të përshtatshme për të kryer një investim. Disa miqtë e mi më sugjeruan dhe vendosa të vija këtu. Kur merr përsipër të investosh sigurisht që ke edhe riskun mbi vete. Në fakt ne jemi një kompani që duam që numri i punonjësve të arrijë deri në 800 vetë”, shprehet Brizzi.

Investitori italian ka ndërtuar një ndër fabrikat që operon ndoshta me kushtet më të mira në treg. Gjatë një vizite të ATSH-së në një ditë të zakonshme pune në këtë fabrikë, ajo ç’ka vihej re ishin ambientet e përshtatshme, më të gjitha kushtet, trajtim shumë i mirë i punonjësve, kontrata të rregullta, pushime të paguara 3 herë gjatë vitit dhe mbi të gjitha paga të kënaqshme. Në varësi të orëve të punës paguhen edhe punonjësit. Ai tregon se pagesat për një orë fillojnë nga 1.3 euro duke vijuar më shumë, lidhur dhe me procesin e punës. Pagesat fillojnë nga 300-500 euro. Aktualisht punonjësit vijnë përkatësisht nga qyteti i  Kavajës, Lushnjes, Durrësit, Peqinit, Rrogozhinës (të cilët kanë në dispozicion dhe transportin falas).

Kjo kompani e modës dëshiron që të investojë edhe për brezin e ri në Shqipëri, të cilët duan të përfitojnë një zanat. Për të gjithë të rinjtë të cilët duan të bëhen specialistë, në një proces të caktuar dhe pse jo të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare, “Michela Fashion Style” ofron kurse formimi profesional falas (duke paguar edhe kontributet shoqërore gjatë përgatitjes profesionale). Trajnimet dhe fitimi i një zanati për të rinjtë apo për të gjithë gratë apo burrat e interesuar, bëhet nga specialistë italianë.

“Unë respektoj të gjitha rregullat e shtetit shqiptar, paguaj taksat në mënyrë të rregullt si dhe punonjësit trajtohen me të drejta të plota. Unë dua që të punësoj edhe 600 persona të tjerë.  Ne si kompani ofrojmë pagë dinjitoze dhe ndër më të mira në të gjitha kompanitë e huaja që punojnë në këtë fushë në Shqipëri. I bej thirrje të gjithë të rinjve që duan një profesion, burrave e grave të interesuara për të punuar denjësisht, me paga të kënaqshme, që të paraqiten pranë zyrat tonë për tu punësuar. Këtu do të gjejnë një shkollë mode për të konkurruar më pas edhe në tregun ndërkombëtar”, shprehet investitori italian.

Firma prestigjoze italiane “Max Mara” sjell nga Italia lëndënn e parë, dizenjimin e veshjeve, sjell kampionet të cilat më pas realizohen në veshje, në qytetin e Kavajës.

Në varësi të sezoneve si pranverë-verë, dimër-vjeshtë realizohen edhe koleksionet e veshjeve të cilat më pas eksportohen 100% në Itali (tek MAX MARA). E vendosur në një godinë dykatëshe, përgjatë autostradës Tiranë-Kavajë, (në lagjen nr.5, Kavajë) kompania  ka hapur dyert për  të gjithë të rinjtë që  duan të bëhen pjesë e kësaj kompanie.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej