Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Komisionit hetimor për CEZ, Ristani i fik mikrofonin Taulant Ballës

Nga Klodiana 0

Mbledhja e komisionit hetimor për  CEZ ka degjeneruar në sherr midis kreut të komisionit Taulant Balla dhe deputetit të Partisë Demokratike, Arben Ristani.

Ristani i ka fikur mikrofonin disa herë Ballës, çka e detyroi atë të mbyllte mbledhjen. Shkak janë diskutimet në lidhje me një nga dëshmitarët për këtë çështje, Nue Kalaj.

Ristani: E vërteta është kjo. Është bërë një transaksion 2009-n dhe është marrë një masë në 2017-n. Tetë vjet më vonë.

Balla: Ke qenë t’i në pushtet.

Ristani: Shteti ka vazhdimësi dhe nuk ka lidhje me pushtetin. Vëre pak vathë në vesh. Në këto raste hyn afati i parashkrimit. Unë nuk marrë në mbrojtje askënd.

Balla: Pse bën avokatin…

Ristani: Mos më ndërhyj kur flas.

Balla: Pse bën avokatin e Nue Kalajt? Çfarë të lidh ty që bën avokatin. Unë thuaj, kam marrë në mbrojtje atë që ka vjedhur 6 mln euro?

Ristani: Do më lësh të flas? Ka mundësi ta mbyllësh mikrofonin?

Ristani ngrihet dhe i fik mikrofonin Ballës.

Balla: Këtë mbledhje e drejtoj unë..

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej