Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Komisionin Hetimor për Çamërinë/ A jeni krenar që jeni shqiptar?

Nga Media 0

Nga Edlira Troplini – Abdurahmani

Kërkoj ndjesë të nderuar politikanë, por kam dëshirë t’ju tërheq vëmendjen, duke marrë shkas nga polemika e zhvilluar për ngritjen e komisionit hetimor  për të ashtuquajturën “Çështje Çame”, megjithëse në thelb është një çështje mbarëshqiptare.

Do të doja të isha shumë e qartë, madje po marr përsipër të sqaroj sado pak të gjithë shqiptarët, që kur thoni, “të them të drejtën unë nuk e shoh të qartë subjektin…” , dua të kuptoj se për çfarë subjekti e keni fjalën, mos keni dashur të thoni objektin?

Ju duhet të mësoni që komisioni hetimor ka vetëm një objekt dhe subjekti nuk është gjë tjetër veçse pala fqinje, të cilët duhet t’i bindim për kauzën e drejtë të këtij kombi dhe, a e dini si?

Mjafton t’u themi, se po të ishin në vendin tonë, a do ta toleronin një gjë të tillë? Me sa kuptohet nga replikat duket se subjekti është i njohur, pasi disa prej jush, me gjasë, prej kohësh ndajnë të njëjtin mendim dhe kjo është për të ardhur keq.

Edlira Troplini – Abdurahmani

Mbase, pasi të lexoni, me të drejtë do të thonit që e kam patur fjalën për objektin,  kur thoni se “objekti nuk është i qartë”. Do t’ju lutesha si qytetare e këtij vendi të më shpjegonit se për çfarë e keni fjalën: për fjalët e shkruara në atë ç’ka është propozuar? Pasi duhet ta dini edhe ju si njohës të mirë të gjuhës shqipe, që fjalët me pak mirëdashje rregullohen, madje me këshillën tuaj për shprehjet e duhura apo jo të përshtatshme. Por, të nderuar, më shpjegoni pak: ende nuk e keni ju të qartë objektin? Nuk jeni ju në dijeni të mohimit të së drejtës së një komuniteti të tërë? Më falni, por nuk keni njohur ndonjëherë asnjë çam? Ju jeni politikanë, por jeni edhe njerëz e si të tillë nuk tregoni aspak pozitivitet, kur çështjet e shqiptarëve nuk i quani emergjente e aq më keq kur si të tilla, konsideroni “zgjedhjet”. Dëshironi që gjithmonë ta anashkalojmë Çamërinë?

Të nderuar politikanë, Çamëria dhe Shqipëria nga ju kërkojnë vetëm dy veti prej shqiptari të mençur: e para, të jeni dinjitarë të kombit tuaj dhe e dyta, të mos lëshoni kurrë pe, kur bëhet fjalë për kombin tuaj, përkundrazi nga dita në ditë ai do të përfundojë përherë e më keq.

Çështja Çame është tani për tani çështja më e rëndësishme e këtij vendi.

Më poshtë përmendni fjalën regjistër. A e dini ju që regjistri ka lidhje me tonin, nivelin e gjuhës dhe stilin? Këto janë elementë që mund të ndryshojnë në fare pak çaste…

Mos u fshihni pas variacionit gjuhësor; mos e fshihni mosdashjen tuaj për Çështjen Çame. Me keqardhje duhet t’ju them se shoh tek disa prej jush dobësi në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi.

Çështja Çame është e dokumentuar në kryevepra studiuesish shqiptarë dhe të huaj. Por, ç’të keqe do të kishte për kombin tonë, nëse kjo çështje dokumentohet edhe politikisht? Apo nuk jeni në dijeni të frymës antishqiptare që po ushtrohet?

Dhe në fund, me keqardhje do t’më duhet ta mbyll duke ju pyetur: A ndjeheni ju krenarë për kombësinë tuaj!?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej