Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Komisioni i Shëndetësisë/ Vokshi: Stafi i urgjencës nuk ka kushte, madje as tualete, Beqaj: Nuk është e vërtetë

Nga Skenderi 0

Mbledhja e sotme në Komisionin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate të ashpra midis Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryetares së  Komisionit të Shendetësisë Albana Vokshi.

Kryetarja Vokshi tha se stafi i urgjencës punon në kushte të vështira, madje sipas saj ata nuk kanë as tualete. Ndërkaq minstri Beqaj tha se kjo nuk është e vertetë, dhe më pas foli për  shtimin e flotës së ambulancave me 20 automjete të reja që do të merren nga TIKA.

Pjesë nga debati: 
Vokshi: Në çfarë kushtesh punon personeli, më kanë thënë që ju keni dhënë urdhër që mos të fotografohet në ambientet e urgjencës? Personeli nuk ka as tualet as kushte.
Beqaj: Sapo thatë që janë dhoma në poliklinika, dhe meqë është dhomë nuk është me domosdo të ketë tualet sepse tualetet janë në çdo kat. Ata aty rrinë në tavolinë për të pritur thirrjen dhe më pas i dërgojnë pacientet në spital.
Vokshi: Të sfidoj, hajde t’i shohim bashkë si rrinë 12 orë personat që punojnë aty.
Beqaj: Dëgjo që të kuptosh, pasi nuk ke kuptuar asgjë nga urgjenca mjekësore. Mjekët shërbejnë edhe në urgjencë edhe në territor.
Vokshi: Tek urgjenca e Tiranës shkohet më shumë për të marrë mjekim dhe aty nuk marrin asgjë.
Beqaj: Mjekët rrinë aty dhe shërbejnë kur t’i thërrasin. Hipin në ambulancë për të ndihmuar pacientet. Urgjenca mjekësore është një program kombëtar, ku ka ende pune për të bërë. Ju nuk e keni idenë çfarë është urgjenca në territor.
Vokshi: Ka interesa klienteliste, ju po shkatërroni urgjencën.
Beqaj: Jam dakord që ka ende punë për të bërë. Pika ime e dobët është urgjenca e Pediatrisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>