Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Komisioni për CEZ, pritet dëshmia e Shkëlzen Berishës/ Ristani-Ballës: Je në konflikt interesi me dëshmitarin

Nga Klodiana 0

Në nisje të mbledhjes së Komisionit Hetimor për CEZ-in djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka mbërritur në komisionin hetimor për të dëshmuar.

Deputeti i PD, Arben Ristani i kërkoi dorëheqjen Ballës sepse është në konflikt interesi me Shkëlzen Berishën. Ristani kërkoi të largohej nga drejtimi i komisionit Balla, të cilit i bëri thirrje gjithashtu që të paguajë 10 milionë lekë dëmshpërblim për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, sipas vendimit të gjykatës.

Javën e kaluar mledhja e komisionit dështoi pasi Shkëlzen Berisha refuzoi të betohet para Komisionit Hetimor  me argumentin se se kreu i Komisionit, Taulant Balla ka konflikt interesi pasi është dënuar për shpifje.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej