Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Komisioni i Vetting-ut/ Vetëm 12 kandidatë në garë për 27 vende, rrezikohet procesi

Nga Media 0

 

Gjyqtarët e prokurorët kanë frikë të kandidojnë për anëtarë të Komisionit të Vetting-ut. Ndërkohë që po kalojnë të gjitha afatet e procesit të aplikimit, deri tani kanë hyrë në garë për anëtarë të Komisionit të Vetting-ut vetëm 12 kandidatë. Për të nisur procesi, duhen  të paktën 27 anëtarë të zgjedhur, ndërkohë që nga këta 12 kandidatë që janë paraqitur deri tani në garë, mund të ketë edhe skualifikime. Duket se procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të Vetting-ut do të gjendet shpejt në një ngërç të ri.

Nuk dihet nëse kjo është një “marrëveshje”mes tyre me qëllim për të vonuar procesin e pastrimit të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit apo vetëm frika që secili prej tyre ndjen nga kontrolli i figurës së tyre.  Por është fakt që ata nuk po afrohen si kandidatë për tu bërë pjesë e procesit të pastrimit të sistemit të drejtësisë.

Ligji për vetting-un parashikon që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përbëhet nga 12 anëtarë, të cilët ndahen në katër trupa gjyqësore me nga 3 anëtarë secili. Në çdo rast caktohen dy anëtarë zëvendësues, të cilët qëndrojnë në gatishmëri në raste dorëheqjeje apo shkarkimi. Ndërkohë që Kolegji i Apelimit përbëhet nga 7 anëtarë dhe 2 anëtarë rezervë, ndërsa komisioneri publik përbëhet nga 2 anëtarë dhe dy zëvendësues.

Numri i pamjaftueshëm i kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Vetting-ut, ka detyruar ambasadën e SHBA-së dhe BE-së të bëjë disa herë thirrje publike për gjyqtarët e prokurorët që të bëhen pjesë e kësaj gare për anëtarë të komisionit të vetting-ut.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej