Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Komisioneri Hahn injoron eurodeputetin grek në Komisionin Europian

Nga Media 0

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka refuzuar t’i përgjigjet deklaratës së eurodeputetit grek, i cili u ankua në KE për prishjen e disa banesave në Himarë. Për komisionerin Hahn duket se prishja e këtyre shtëpive nuk ka asnjë lidhje me të drejtat e minoriteteve. Në përgjigje të tij për minoritetet, Hahn u shpreh se shtetet kanë ligjet e tyre, por dhe praktikat e tyre sa i përket çështjes së respektimit të të drejtave të minoriteteve.

Të drejtat e minoritetit janë të drejta kyçe për BE. Shoqëritë apo shtetet duhet të zbatojnë të drejtat e minoriteteve, them se nuk duhet zbatuar thjesht ligji, por duhet dhe praktika që ndjekin shtetet. Komunikimi me këtë rajon me Ballkanin Perëndimor shihet që ka një komunikim mes vendeve dhe sa i përket financimeve duhet të ketë financime dhe për qytetarët e thjeshtë. Fondet duhet të shkojnë tek qytetarët tek ata që preken çdo ditë. Duhet të punojmë për të korrigjuar së bashku”, u shpreh Hahn.

Çështja e prishjes së disa banesave në Himarë dhe pretendimeve greke se po cënohen të drejtat e njeriut, i është përgjigjur një javë më parë edhe kryeministri Rama. Kreu i qeverisë shqiptare sqaroi se Himara është shqiptare dhe si e tillë është pjesë e projketeve shqiptare të urbanizimit dhe nuk bëhet aspak fjalë për cënim të të drejtave të minoritetit. Kreu i qeverisë shqiptare ka injoruar gjithashtu reagimet e  zyrtareve të Athinës për këtë projekt të Bashkisë së Himarës që nuk ka asnjë lidhje me cënim të të drejtave të minoritetit. E ngjashme ka qënë sot edhe sjellja e Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn i cili nuk e konsideron si cënim të të drejtave të minoritetit këtë rast të Himarës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>