Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kombëtarja e Izraelit stërvitet në katin e 23 të hotelit në qendër të Tiranës (foto)

Nga Ejona 0

stervitje

Masat e larta të sigurisë për ndeshjen Shqipëri – Izrael e kanë bërë edhe më të ftohtë këtë të shtunë në Elbasan. Në rrugët e qytetit janë parë pak mjete civile të lëvizin teksa thuajse në të gjithë segmentet brenda dhe jashtë qytetit kanë qenë të stacionuara makinat e policisë.

Trupat Renea dhe FNSH janë pozicionuar rreth stadiumit Elbasan Arena më shumë se 24 orë më parë. Policia vendase ka patrulluar vazhdimisht në rrugë dhe rrugica të qytetit. Pritet që deri në mbrëmje numri i uniformave blu në Elbasan të arrijë deri në 2000.

Ashpërsia e këtyre masave është kërkuar më së shumti nga agjentët e sigurisë së Mossad që shoqërojnë kombëtaren izraelite. Hoteli ku po qëndron ekipi ruhet ende nga personeli i policisë së shtetit i armatosur rëndë.

Një ditë më parë u mësuar se Mossad i ka detyruar futbollistët që të mos zbresin as në hollin e hotelit. Kështu që paraditen e sotme izraelitët janë shtrënguar të kryejnë ushtrime në katin e 23 të ndërtetës ku janë akomoduar.

auto_izraelitet11478962167-550x315Kjo foto e publikuar nga federata izraelite e futollit mban diciturën: Ekipi kombëtar i Izraelit. Kjo është stërvitja e mbajtur me lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi.

Kjo përfaqësuese do të udhëtojë pasdite në Elbasan nëpërmjet tunelit. I gjithë aksi do të bllokohet deri në kthimin e tyre në Tiranë pas ndeshjes.

/opnion.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>