Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kombëtarja, De Biazi i kthehet ditëve franceze

Nga 27-shi 0

Skuadra i shpëtoi eksodit dhe do të ruajë strukturën e finaleve të verës, Maqedonia na kërcënon me dy “tradhëtarë”

Në datën 5 shtator, Kombëtarja jonë do të luajë sërish në “Loro Boriçi”, por këtë radhë ndeshjen e parë kualifikuese për finalet e Botërorit, Rusia 2016, kundër fqinjëve të Maqedonisë. Një gjë është e sigurtë, që skuadra e De Biazit nuk do të preket më nga largimet drejt përfaqësueses së Kosovës dhe pavarësisht faktit që mini-eksodi i deritanishëm ka dëmtuar, pasi flitet për largime të dy lojtarëve me shumë perspektivë, si Rashica dhe Rahmani, duhet të ngushëllohemi që ekipi i Francë 2016 nuk është prekur. Në ndeshjen kundër Marokut, trajneri bëri disa ndryshimi tek titullarët, por tashmë është pothuajse e sigurtë që do të kthehet sërish në formacionin që la shenjë në kompeticionin e verës. Kapiteni Cana e ka mbyllyr me kombëtaren, ndërsa Ajeti vuan një dëmtim, ndërkohë që formacioni i mundshëm pritet të jetë (4-1-4-1): Në portë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli. Përpara mbrojtjes Kukeli, në mesfushë Rroshi, Xhaka, Abrashi, Lenjani dhe në sulm Sadiku, ose Cikalleshi.

10

Kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, me uniformën e Maqedonisë në përballjen kundër Spanjës

Ndërkohë që Maqedonia do të udhëtojë me dy “tradhëtarë”, ndoshta lojtarë formacioni dhe flitet për sulmuesin e Shkëndijës, Besart Ibrahimi dhe kapitenin e saj, Ferhan Hasani. “Nuk është faji ynë – kanë thënë futbollistët e skuadrës nga Tetova – që shqiptarët kanë qenë të detyruar të jetojnë të ndarë. Nëse do të jemi në fushë do të bëjmë më të mirën”, një shprehje prej profesionistësh, që nukiI bën më pak patriotë se ata që do të jenë përballë tyre.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej