Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Kokëdhima detajet e takimeve me Ramën: Jam pjesë e së majtës, do punoj me socialistët

Nga Klodiana 0

Ish-deputeti Koço Kokëdhima i ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Oktapod”, ka folur në lidhje me miratimin në Kuvend të ligjit për mbetjet urbane si dhe disa detaje me mardhënien e tij me Ramën.

Jam takuar rregullisht me zotin Rama, jam takuar çdo muaj. Jam pjesë e Partisë Socialiste. Do të lë gjurmën time në politikë. Unë jam i majtë i deklaruar, kam zbatuar politikën e të majtës gjithmonë, jam ithtar i Partisë Socialiste. Unë jam socialist dhe nuk mund ta vendos në dyshim asnjë nga ata pseudo¬socialistët. Nuk do të largohem nga politika, do të lë gjurmët e mia në politikë. Me Ramën do të bashkëpunoj dhe me të tjerët, pasi kjo është detyra ime”, është shprehur Kokëdhima.

Nga ana tjetër ai pohoi se ligji për mbetjet është një kosto e madhe për socialistët.

Ka pasur projekte ndër vite për ta kthyer Shqipërinë në një vend depozitimi. Ka patur një përpjekje në vitin 2004 për të ngritur një impiant në Kashar. Situata, niveli i institucioneve dhe aftësia e tyre i japin akoma më shumë të drejtë shqetësimit të shoqërisë civile. Ky ligj është i panevojshëm për mënyrën dhe kohën si u bë. Është një kosto e pamerituar për PS-në dhe socialistët kalimi i këtij ligji. Unë e kam shpjeguar edhe këto ditë. Ligji për importin e mbetjeve nuk ka asnjë lidhje organike me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Nëse qeveria do të bëjë një ligj për importin e mbetjeve duhet ta bëjë të veçantë dhe jo të përzjerë me ligjin e manaxhimit të integruar të mbetjeve, që është problem i shëndetit dhe i jetëve tona. Ligji kaloi, por kjo çështje nuk ka mbaruar. Shoqëria dhe ambientalistët nuk do të ndalojnë. Unë do t’i mbroj dhe gjithmonë kam dhënë mendimin për këtë çështje“, tha Kokëdhima.

Ai gjithashtu sqaroi se nuk ka synuar dhe nuk synon postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, që mbahet aktualisht nga Gramoz Ruçi. “Unë di të flasë vetëm me një mënyrë. Kur flas përpara qytetarëve, unë raportoj të vërtetën time. Asnjëherë nuk kam pasur as mungesën më të vogël të respektit apo mbështetjes ndaj zotit Ruçi dhe kolegëve të tjerë. Kjo është natyra ime përgjithmonë, nuk kam pasur asnjë keqdashje. Këto janë spekulime keqdashëse nga njerëz të përfshirë në politikë, të cilët e kanë kulturë të krijojnë probleme mes njerëzve dhe të bëjnë shpifje edhe aludime. Për postin e sekretarit të përgjithshëm, as nuk kam patur, as nuk kam, as nuk do të kem ndonjëherë synime.”

Kokëdhima u pyet edhe në lidhje me akuzat e tij ndaj Shpëtim Gjikës, ish¬kryetar i bashkisë së Vlorës. “Gjika nuk bën gabim që më sulmon, sepse është punë me përfitim të më sulmosh mua, me përfitim dhe jo vetëm politik. Padyshim që reforma kishte për qëllim ta nxirrte strukturën politike që ishte katandisur si bisht i kryetarëve të bashkive dhe ta çlironte. Më parë ishte një Asamble, që në masën 70-80 % ishte e punësuar në bashki. Ajo parti ishte inekzistente për të përfaqësuar opinionin publik dhe mendimet e qytetarëve. Ne ia hoqëm atë parti Shpëtimit dhe të gjithë Shpëtimëve ua kthyem qytetarëve në Vlorë dhe në bashkitë e tjera”, u shpreh Kokëdhima.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej