Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Kodi i Etikës në PS/ Deputetët gojëkyçur për median

Nga Skenderi 0

Asambleja e Partisë Socialiste do të miratojë sot Kodin e Etikës, ku mësohet se sipas këtij kodi është e ndaluar që deputetët e PS të flasin me persona të jashtëm ose me median për atë çfarë diskutohet në mbledhjet e grupit apo në mbledhjet e kryesisë kur ato janë të mbyllura.

Ky Kod Etike i kushton një kapitull të veçantë marrëdhënies së deputetëve socialistë dhe funksionarëve të saj në raport me median.

Dhe më konkretisht është neni 13 i Kodit të Etikës me titull “Rregulla për respektimin e kodit të etikës” ku thuhet  : “Asnjë anëtar i Kryesisë, Asamblesë nuk mund të deklarohet në publik ose me forma të tjera, për çështjet e diskutuara në mbledhjen e Kryesisë apo Asamblesë kur për to vendoset të jenë të mbyllura”.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>