Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kodheli: Mamografi falas për gratë ushtarake dhe civile të FA

Nga Rexhina Biba 0

Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli njoftoi se në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes për një javë të plotë është në dispozicion të grave ushtarake dhe civile një makinë lëvizëse për kryerjen e mamografisë falas.

Kodheli zhvilloi një bisedë edhe me Silvana Markgjonin, e cila ka luftuar për 21 vite me radhë me këtë sëmundje, duke e fituar këtë betejë jetësore vetëm falë vendosmërisë së saj.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli vlerësoi guximin, trimërinë dhe vendosmërinë e znj. Markgjoni, për t’i demonstruar vetes dhe të tjerëve që ne mund t’ia dalim vetëm duke bërë mamografinë.

Kodheli: Unë jam një tjetër dëshmi e një personi që bëj rregullisht mamografinë, pavarësisht se çfarë kam bërë në jetë, pavarësisht se sa mundësi kam pasur, pavarësisht në çfarë moshe kam qenë mbi të 40, e kam bërë mamografinë çdo vit. Jo vetëm zonjat që janë nën uniformë, që kanë një tjetër qasje ndaj disiplinës edhe detyrimeve që kanë për veten e tyre dhe të tjerët, për përgjegjësitë që mbjanë, por edhe zonjat civile që punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të gjithë zonjave që punojnë në FA dhe të gjitha zonjat që na dëgjojnë sot,  duhet thjeshtë dhe vetëm të gjejnë kohën për t’u diagnostikuar, është shumë e rëndësishme.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>