Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kodheli, me homologen e saj italiane Pinotti e atë turk Işık: Shqipëria, dyfishim trupash në Kosovë, kontribut në Afganistan e Egje

Nga Klodiana 0

kodheli77777

Gjatë punimve të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (Southeastern European Defense Ministerial, SEDM), që u mbajt në Romë, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zhvilloi takime dypalëshe me ministren e Mbrojtjes të Italisë znj. Roberta Pinotti dhe atë turk z. Fikri Işık.

Në takimin me homologen e saj italine, ministrja e Mbrojtjes znj. Kodheli e falenderoi znj. Pinotti për mbështetjen që Forcat e Armatosura të Italisë kanë dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare, si në logjistikë, edukim ashtu edhe në trajnim.

Të dyja bashkëbisedueset vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe veçanërisht atë në fushën e mbrojtjes.

Ministrja Kodheli vlerësoi kontributin e madh të Italisë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, për të cilin e njohu bashkëbiseduesen e saj me vendimin e Shqipërisë për të dyfishuar kontributin e Forcave të Armatosura në këtë mision pas kërkesës së autoriteteve ushtarake të NATO-s.

Dy personalitetet vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku shumë shpejt Forcat e Armatosura shqiptare do të kontribuojnë përkrah atyre italiane në Herat.

Sa i përket krizës së refugjatëve, ministrja Kodheli shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë si pjesë e një plani ndërkombëtar, si dhe e njohu ministren Pinotti me pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin e NATO-s në Detin Egje.

***

Gjatë Ministerialit të SEDM ministrja Kodheli zhvilloi një takim dypalësh edhe me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë z. Fikri Işık.

Ministrja Kodheli përfitoi nga rasti të falënderojë homologun e saj turk për ndihmën dhe mbështetjen bujare që vendi i tij ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare.

Dy ministrat vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit që dy forcat tona të armatosura kanë në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku FA shqiptare shërbejnë nën komandën e FA turke në Kabul.

kodheli1 kodheli2 kodheli3 kodheli4 kodheli5 kodheli6 kodheli7 kodheli8

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>