Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

KLSH: Trajtimi i ish të përndjekurve ka dështuar, kanë marrë vetëm 1/3 të dëmshpërblimin

Nga Skenderi 0

Tashmë 26 vjet nga rënia e komunizmit ish të përndjekurit politikë kanë përfituar vetë 1/3 e vlerës së dëmshpërblimit për vitet e burgut dhe vuajtjes së përjetuar nën regjimin komunist, që nga ajo kohë vetëm një në gjashtë të përndjekur kanë mbetur gjallë. Në këtë konkluzion ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi që i ka bërë procesit të rehabilitimit të kësaj shtrese gjatë periudhës së tranzicionit.

KLSH vëren se, qasja ndaj shtresës së ish-të dënuarve e të përndjekurve ndeshet me indiferencë të dukshme dhe mungesë vullneti politik dhe shtetëror. “Konstatohet mungesa e bashkëveprimit mes institucioneve shtetërore që janë të përfshirë në implementimin e ligjit të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, mungon një bazë qendrore të dhënash për të kontrolluar në kohë reale gjendjen e dosjeve, llogaritjen e saktë, vendndodhjen dhe mangësitë dokumentare që mund ta shoqërojnë dhe, në disa raste, evidencat kanë shumë mospërputhje”, konkludon KLSH. Megjithëse vazhdimësia mbi ecurinë e procesit të dëmshpërblimit të ish-të dënuarve e të përndjekurve politikë është deklaruar një prioritet i qeverisë, mungon një strategji për integrimin e saj. Në programin e qeverisë ka vetëm një paragraf që i adresohet kësaj shtrese.

KLSH ka kërkuar e një grupi pune nën drejtimin e iIPP, iSKK dhe MMSR-së, me pjesëmarrjen e MD dhe MF, për përgatitjen e një materiali studimor në bazë të të cilit t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë një strategji kombëtare që do të krijojë mundësi reale të hartimit dhe zbatimit të politikave për rehabilitim moral, dëmshpërblim solidar financiar dhe për shërbimet publike prioritare, përfshi ato shoqërore në favor të shtresës së ish-përndjekurve dhe familjeve të tyre, si edhe për të mos lënë në harresë këtë periudhë të errët të shoqërisë shqiptare.

KLSH kërkon nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Financave, të kërkojnë shtimin e fondeve për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, duke mundësuar shlyerjen e këtij detyrimi të shoqërisë brenda vitit 2017 për dosjet e ish-të përndjekurve politikë që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2007 – 2008.  Brenda vitit 2018 për aplikimet e ish-të përndjekurve politikë të dorëzuara pas vitit 2008 në Ministrinë e Drejtësisë.

KLSHG kërkon që 20% të te ardhurave nga privatizimi të shkojë për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, rekomandim ky i lënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që në vitin 2012.

KLSH kërkon që brenda muajit Tetor 2016 ministri i Financave të marrë masat e nevojshme për konsolidimin e stafit të Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve dhe të miratojë detyrat funksionale të drejtorisë ku të formalizohen dhe të përcaktohen qartë rregullat e komunikimit, raportimit dhe monitorimit. Mundësisht shumica e stafit të jenë nga kjo shtresë, çka do të bënte të punonin me përkushtim më të madh.

Ministri i Financave të marrë masa organizative për vënien në eficiencë të programit të ri elektronik të pagesave, trajnimin e punonjësve të Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve për përdorimin e tij dhe nxjerrjen e përgjegjësisë për situatën dhe mangësitë e konstatuara në punën e kësaj drejtorie.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>