Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

KLSH kallëzon penalisht përgjegjësit e ARRSH, shkaktojnë 9.4 mln euro dëme të qëllimshme në buxhetin e shtetit

Nga Ejona 0

KLSH ka kallëzuar për ndjekje penale përgjegjësin e projekteve të huaja të Autoritetit Rrugor Shqiptar për shkelje të rënda financiare në projektet e bypas-it të Fierit dhe atij të Vlorës

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit nga auditimi janë konstatuar pagesa ndaj kontraktorëve privatë në kundërshtim me kontratën e punimeve civile dhe keqmenaxhim i fondeve.

Këto pagesa kanë shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shtetit me vlerë 9.4 milionë euro, në mënyrë të qëllimtë për të favorizuar privatin.

Të dy këto vepra si bypas i Fierit ashtu dhe ai i Vlorës duhet të kishin përfunduar vite më parë, por për shkak të problemeve me kompanitë ndërtuese vazhdojnë të zvarriten.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej