Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Klosi: Do të dyfishohet masa e kompesimit të dritave për 208 mijë familje

Nga Ejona 0

 

Qeveria pritet të dyfishojë masën e kompensimit të dritave për rreth 208 mijë familje që janë pjesë e skemës.

Gjatë prezantimit të modelit të ri që do të aplikohet për ndarjen e asistencës, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi tha se vlera e rimbursimit nga 648 lekë që është aktualisht do të shkojë 1296 lekë në muaj. Pensionistët, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe invalidët e punës do të përfitojnë dyfishim të masës së rimbursimit për dritat shtoi KLosi.

Ministri nënvizoi se kjo rritje e rimbursimit që është parashikuar është pjesë e paketës së programeve mbështetëse që do të aplikohen për kategori të caktuara sociale në nevojë, ku bëjnë pjesë pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta. Gjithsej janë rreth 208.928 familje që trajtohen me kompensim.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej