Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Klosi: Do të rritet paga minimale në sektorin privat

Nga Klodiana 0

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka deklaruar se paga minimale për efekt të sigurimeve shoqërore pritet të rritet.

Në javën e ardhshme do të kemi një vendim të Këshillit Kombëtar të Punës, i cili do të vendosë për rritjen e pagës minimale. Paga minimale për punonjësit e administratës është rritur në nivelin 370 mijë lekë të vjetra”, tha Klosi.

Niveli i pagës minimale pritet të arrijë në 23,000-24,000 lekë, i cili aktualisht është 22,000.

Bizneset më parë janë ankuar se rritja e pagës minimale e palidhur me produktivitetin do t’i dëmtojë ata, ndërsa sipas qeverisë, niveli i ndryshimit është i vogël dhe nuk pritet të ndikojë në konkurrueshmërinë e bizneseve.

Rritja e pagës minimale sjell automatikisht dhe atë të pagës maksimale, por rregulli që paga maksimale është sa pesëfishi i asaj minimale është prishur që prej dy vitesh.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej