Pa rroba, vetëm me pelena, një fëmijë 2-vjeçar është futur i vetëm në një lokal në Itali duke habitur klientët dhe baristin. Me një dëshirë të madhe për të zbuluar botën, duke përfituar nga fakti se prindërit nuk ishin në shtëpi për pak momente, vogëlushi ka hapur portën dhe ka dalë në rrugë. Fatmirësisht fëmija ka zgjedhur që të futet në lokal, ku stafi sapo ka vënë re se ishte i vetëm ka lajmëruar policinë, ndërsa prindërit e kërkonin me dëshpërim. Aventura e vogëlushit përfundoi me kaq pa arritur të japë porosinë…ndërsa prindërit me siguri kanë pirë një kafe shumë të fortë.
Angelina Mango fiton Sanremon, pas 10 vitesh trofeun e fiton një grua –
Angelina Mango, me këngën e saj “La noia” u shpall fituese e Festivalin të `Sanremos 2024`. Në vendin e dytë...