Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Klement Balili mbetet në burg, avokati: S’ka asnjë provë

Nga Klodiana 0

Klement Balili do të qëndrojë në burg deri në përfundim të Gjykimit. Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar Balilit sot masën e sigurisë dhe akuzat.

Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës. Kur gjyqtarja Miliana Muça, u ul në sallë, Balili vendosi t’i përgjigjej kërkesave nga gjykata. Ai tha se ka zgjedhur dy avokatë Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi, por nuk dha shpjegime për sa kohë ishte media e pranishme.

Ndërkohë pas seancës ku Balilit iu komunikua masa e arrestit, avokati i tij Theodhori Sallaku deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e 672 kg kanabis. “Nuk ka asnjë provë direkte, indirekte, indicie që Kelement Balili është i përfshirë në trafikimin e mbi 672 kg drogë që është kapur në Zakinthos. Balili i mohoi akuzat”, tha ai.
/balkanweb/
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej