Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kjo është fytyra e koncensionarëve që kanë marrë tërë shtetin në mirëmbajtje

Nga Media 0

Nga Mentor Kikia

Rruga e Kombit do të duhej të ishte një test për të treguar se sa e leverdisshme është dhënia me konçension e mirëmbajtjes së rrugëve kompanive private. Dhe u dëshmua që është forma më e keqe e mundshme. Me 5 cm borë, autostrada u bllokua disa herë, dhjetra makina janë aksidentuar, duke u përplasur mes tyre e me parmakët mbrojtjes, duke pësuar dëmtime. Dëshmitë e qindra qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në segmente të ndryshme tregojnë se nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kompanisë mirëmbajtëse.

Ky nuk është një dështim vetëm i këtij projekti. Por është dëshmi se marrëveshjet koncensionare me klientet e babëzitur qeveritarë janë vetëm forma zhvatjeje në kurriz të qytetarëve.

Ai tra atje para tunelit sot duhet të ngrihet. Të paktën sot. Nuk ka asnjë të drejtë ligjore e morale që ajo kompani sot t’u marrë para qytetarëve që kalojnë tërë mundim në atë rrugë.

Ndërsa shteti duhet ta menaxhojë vetë tarifën. Qytetarët nuk refuzuan të paguajnë tarifën e rrugës, por në raste të tilla të jetë dikush që të hedhë një dorë kripë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej