Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Kishe gjë me kat’narët zotni Rama….?

Nga Media 0

“Media e Kazanit” ka marrë një nofkë të re nga kryeministri. Ajo është “Media e katunit” ose “agallarët e katunit mediatik”. “Unë nuk jam kryetar i katunit… jam kryeministër i Shqipërisë”, tha zoti Rama në emisionin “Të paekspozuarit” me gazetarin e Ylli Rakipi.

Tani beteja e kryeministrit me mediat dihet se ka kohë që ka nisur, por me katundarët ça ka? Rama duket se ka harruar se është kryeministër edhe i katunarëve edhe i qytetarëve, madje katunarët ose ndryshe fshatarët, e duan shumë. E duan, sepse kanë 26 vjet që ia japin votën atij, e partisë së tij. Pse të jetë mërzitur me katundarët që e duan aq shumë…? Ça ka kryeministri që është adhnu aq shumë me katundarët sa t’i përdor ata si “llagap” fyes për të sulmuar gazetarët që ai nuk i do, e ka zëvëndësuar kazanin me katunarin…. pse të jetë mërzitur vallë kryeministri me votuesit e tij katunar…, se po vijnë edhe zgjedhjet…..

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej