Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Kinoqeveria lançon serialin policesk që do falimentojë telenovelat “Babale” e “Xhisiela”

Nga Media 0

Nga Ergys Mërtiri

Qeveria ka gati një plan masash të fuqishëm për spostimin e vëmendjes nga skandalet që rrezikojnë pushtetin. Menjëherë pas dy javësh të nxehta policore ku shteti del të ketë ngecur keq në një rrjetë të ngatërruar përgjimesh e dokumentash, Kryeministri i qeverisë së piarit lançoi kockën e rradhës për të të spostuar vëmendjen e publikut. Një paketë antishpifje, dhe një ligj për ndalimin e lojërave të fatit ishin instrumentet e tij për të shpëtuar nga puseta ku kish rënë. Motoja e momentit është: Shani si të doni qeverinë, sulmojeni, përbalteni, pështyjeni, veç lerini mënjanë historitë e babaleve dhe xhisielave!

Çfarë do na jepni për të ngrënë këtë javë?

Arrestime. Qeveria po mendon se vetëm filmat aksion mund të konkurrojnë ata me mafie.

Për këtë, shteti u çua i gjithi në këmbë të djelën në darkë, me qëllim që java të fillojë me këtë telenovelë të re. Thuhet se një numër prej rreth një mijë policësh kanë qenë në këmbë këtë të djelë. Saranda dhe Shijaku u rrethuan, por megjithatë kapobandat Balili e Lul Berisha nuk u kapën dot. Gjithsesi skenari kish gati dy emra ish-deputetësh, të arrestuar për pastrim gjelbërim xhepash, sa për konsum si dhe një bandë droge në Shijak.

Skenari ishte bërë i ditur që më parë nga vetë Ministri Xhafa. Ai paralajmëroi në një deklaratë filmin duke thënë që më parë se, javën që vjen do ketë arrestime të mëdha, gjë që, me sa duket, iu ka ndihmuar djeme të marrin masa për tu fshehur. Lajmet thonë se kur forcat RENEA mbërritën në shtëpinë e Lul Berishës për ta arrestuar, ai nuk ndodhej aty. E çuditshme!

E pra, për të arrestuar Balilin dhe Lul Berishën nuk mjaftokan as 1 mijë policë nga këta të Xhafës! Një pyetje naive: Kur Xhafaj i paska ditur gjërat, pse i ka lënë arrestimet për javën tjetër? Ndoshta sepse, program i qeverisë së piarit, për atë janë ka qenë i zënë me ndalimin e bixhozit dhe të shpifjes. Qeveria ecën me plan!

I vetmi që duket se e ka ngrënë plotësisht filmin, derr në thes, është ambasadori i ri i BE-së. Ai tha se mbështet arrestimet dhe se BE-ja e ka prioritet luftën kundër krimit dhe drogës.
Nga kjo deklaratë duket se e po e zëvendëson denjësisht Vlahutinin. Zotëria, ose nuk e di që BE-ja nuk e ka hiç prioritet luftën kundër drogës dhe krimit, përndryshe nuk do ta mbështeste këtë qeveri që të vetmen gjë që ka rilindur në këtë vend është krimi dhe droga, ose ndoshta ka hyr mirë që ditën e parë në rol. Po të jetë kështu, jemi të qartë se ambasadori Vlahutin 2, do vazhdojë si paraardhësja e tij, të shohë gjithmonë pjesën plot në fundin e gotës së zbrazur, ndaj dhe operacioni del i suksesshëm edhe pse dy emrat kryesorë nuk u kapën. BE-së nuk i ka munguar kurrë optimizmi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej