Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet aktori Mërkur Bozgo

Nga Media 0

Një tjetër emër i njohur i kinematografisë shqiptare do t’i mungojë skenave dhe filmave.

Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Mërkur Bozgo lindi në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. . Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968. Pas këtij viti për 7-të vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 del në pension.


Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2007.

Por skenës nuk i është ndarë deri më sot. Bozgo numëron një numër të madh rolesh në kinematografi dhe teatër. I numerohen mbi 100 role ne teater dhe mbi 20 role ne kinematografi.
Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barutEmblema e dikurshme (1979), Drejtori i muzeutAgimet e stinës së madhe (1981), z. AliTela për violinë (1987), AndoniStolat në park (1988), DrejtoriBolero (1997), Klienti i EvelinesGjoleka, djali i Abazit (2006), HoxhaSeriali televiziv Komuna e Parisit, Xha RakuaBela TV Serial (2011) Babai

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej