Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kina premton investime

Nga Klodiana 0

Në Riga të Letonisë u mbajt  Samiti mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Nisma synon që të thellojë e të zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse, si energjia, infrastruktura, bujqësia shëndetësia e të tjera, nga të cilat 11 janë vende anëtare të Bashkimit Europian.

Para samitit, kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi një takim me homologun e tij kinez Li Keqiang, ku nënvizoi marrëdhëniet mes dy vendeve, që shërbejnë si bazë për bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Kryeministri Rama vlerësoi interesin e qeverisë kineze ndaj kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri duke përmendur kompaninë “China Everbright”, që ka blerë Aeroportin e Rinasit apo kompaninë “Geo-Jade Petrolium Corporation” që ka marrë në pronësi Bankers Petrolium.

Nga ana e tij, Li Keqiang e siguroi kryeministrin Rama se Kina do të vazhdojë të investojë në Shqipëri edhe në fusha të tjera, si energjia dhe infrastruktura.

Sot Kina renditet si partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë.

/topchannel/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>