Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

KESH: Rritje prodhimit për të përballuar reshjet

Nga Klodiana 0

Korporata Elektro-energjitike Shqiptare ka deklaruar këtë të mërkurë se nevojitet një rritje e prodhimit të energjisë, me qëllim përballimin e reshjeve të dendura që parashikohet të bien mes datave 30 nëntor-1 dhjetor.

Përmes një njoftimi për shtyp, KESH ka bërë me dije se ka konfirmuar tashmë furnizimin e OSHEE-së me një sasi prej 211 mijë e 100 MWh, nga të cilat 75 mijë vijnë nga prodhimi i HEC-eve të kaskadës dhe 136 mijë nga importi falë fondeve të Bankës Botërore.

Gjithashtu, Korporata ka nënvizuar se për OSHEE-në ka programuar një sasi prej 65 mijë MWh nga prodhimi i vetë, ndërkohë që Operatori ka mundur që deri tani të tërheqë mbi 47 mijë MWh.

KESH konsideron si tejet të nevojshme marrjen e masave për menaxhimin e prurjeve anësore në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës, për shkak se në ditët e ardhshme është parashikuar mot i vranët dhe me reshje intensive.

Ndër të tjera, në njoftimin për shtyp thuhet se nga operacioni i shitjes së energjisë në datat 29 dhe 30 nëntor, KESH ka siguruar 1.2 milion euro të ardhura, të cilat do t’i humbiste në rastin kur uji do të derdhej.

Korporata paralajmëron më tej se, OSHEE ka nënshkruar tashmë kontratat e blerjes së një pjese të energjisë nga importi për muajin nëntor dhe çdo ndryshim sasie apo anulim blerjeje do të pasohet nga penalitetet financiare përkatëse.

http://shqiptarja.com/home/1/kesh-rritje-prodhimit-per-te-perballuar-reshjet-456078.html?pos_2

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej