Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Kërkesa e pazakontë e romit drejtuar gjyqtarit: Dua 6 vjet, jo 6 muaj burg (film)

Nga Loneta 0

Akuzohej se nuk kishte paguar dritat për disa vjet, në shtëpi i shkojnë 7 policë a thua se ishte baroni i drogësrrëfimi rrënqethës i romit që jeton në mjerim e diskriminim.

Jo gjashtë muaj, dua gjashtë vjet burg!”

Ky është apeli i pazakontë e romit drejtuar gjyqtarit, kur ky i fundit vendosi për të dënimin me gjashtë muaj burg, për shkak se romi i papunë nuk kishte mundur të paguante dritat. Ai kërkonte të dënohej me 6 vjet burg, pasi atje brenda në qelitë e burgut të paktën do të kishte tre vakte ushqim, gjë që i ka munguar e vazhdon t’i mungojë prej vitesh.

Është kryefamiljar dhe jeton në kushte të tmerrshme ekonomike. E bija ka përfunduar studimet e larta me shumë sakrifica, por shteti nuk gjen dot asnjë vend pune për të, ndërkohë që i ati ka 20 vjet që është punëkërkues. Ndihma ekonomike gjithashtu i mungon.

Ndërkohë, me mijëra euro fonde qarkullojnë nëpër shoqatat e shumta që janë ngritur në emër të luftës kundër diskriminimit të komunitetit rom e egjiptian. Asnjë cent nuk mbërrin tek romët, as shteti nuk përgjigjet për ta dhe ndaj ky rom që shihni në videon më poshtë kërkon gjashtë vjet burg e jo gjashtë muaj, sepse atje ka garanci për copën e bukës.

Shihni videon ku shfaqet problematika e madhe me komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri.

Përmbledhje e problemeve në 6 minuta fjalim. Takimi mbi "Vendimet e Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, a zbatohen nga Institucionet të cilat vendimi shprehet se diskriminojnë shtresat në nevojë ? Dëgjojeni ja vlen….

Posted by Levizja Rinore Egjyptiane & Rome on Sunday, April 16, 2017

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej