Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Kërcënoi me thikë mjekun në Gramsh, arrestohet 43-vjeçari

Nga Klodiana 0

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi akuzohet se ka kanosur me thikë një mjek në spitalin e Gramshit.

Burimet zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin Bujar Hoda, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh. Ai akuzohet se për motive të dobëta ka kanosur mjekun me inicialet H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi mjekun.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 238 dhe 279 të Kodit Penal.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej