Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kërcënohet vajza 13-vjeçare e Ilir Metës (film)

Nga Media 0

Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim publik tek Eni Vasili në “Open”, ku ka deklaruar se i kanë kërcënuar vajzën 13-vjeçare.

“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje.

Në një kohë kur familja presidenciale ndihet e kërcënuar, pasiguria për popullin e thjeshtë të këtij vendi është më e madhe. Megjithatë, Kryemadhi thotë se Meta nuk do të flasë në publik për kërcënimet pasi i intereson imazhi i institucionit.

“Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike. Jeta e një politikani mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndroj në LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej