Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Kërcënimi i Kryeprokurorit/ Tahiri: Unë nuk kam informacion për këtë

Nga Skenderi 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur rreth kërcënimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.  I ftuar këtë të hënë në Top Story  Ministri i Brendshëm u shpreh se nuk ka dijeni lidhur me këtë çështje dhe se e kam marrë vesh nga media, tha Tahiri.

Sokol Balla: Si e pritet lajmin që Prokurori i Përgjithshëm, familjarët e prokurorit janë kërcënuar deri në pikën që të largohen nga Shqipëria?

Saimir Tahiri: Unë nuk kam informacion për këtë. Unë e kam marrë vesh nga media. Kam komunikuar me Prokurorin e Përgjithshëm informacionin që kam dhe që besoj është ajo që kam dëgjuar prej tij. Më shumë nuk mund të flas sepse nuk është një çështje për të cilën duhet të përgjigjem unë në vetë të parë. Preferoj të besoj atë që kam komunikuar me Prokurorin dhe në këtë rast nëse do të kishte gjë tjetër, besoj do ta dija për shkak të funksionit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej