Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kërcënimi/ Koni dhe Kule dëshmojnë në prokurori

Nga Luljeta 0

Rektori i UT-së dhe dekani i Ekonomisë pretendojnë se janë kërcënuar nga Emiljano Shullazi më 15 prill gjatë garës për zgjedhjet në universitete

Janë thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmaur në lidhje me kërcënimet e pretenduara të Emiljano Shullazit, Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule. Dëshmitë e dy akademikëve priten të ndihmojë hetimet që kanë nisur ndaj Shullazit, i cili dyshohet se ka kërcënuar Konin dhe Kulen për tu tëhequr nga gara në universitete .

Kule e Koni janë paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku janë marrë në pyetje në lidhje me kërcënimet e pretenduara nga Emiljano Shullazi. Fillimisht ështe marrë në pyetje dekani Kule seanca ndaj të cilit ka zgjatur rreth 2 orë. ““M’u afruan me makinë afër Rektoratit dhe më thanë: mos e mbështet Mynir Konin. Pastaj u larguan menjëherë. Për shkak se nuk i njihja personat që më kërcënuan unë nuk bëra kallëzim direkt në polici. Unë nuk e njoh Emiljano Shullazin”, ka thënë Kule në dëshminë e tij”, citon lapsi.al. Ndërsa më pas ka vijuar marrja në pyetje edhe për rektorin e Universitetit të Tiranës. Dëshmitë e dy akademikëve të sipërpërmendurve priten të ndihmojnë hetimet.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej