Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Kërcënimi/ Deputetët e PS: Llalla, Visho Ajazi dhe Haki Çako të vijnë urgjent në Komisionin e Sigurisë

Nga Skenderi 0

Dy deputetë socialistë  i kanë kërkuar Komisionit të Sigurisë të trajtojë me prioritet kërcënimet ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ata shprehen të shqetësuar për ndaj  kësaj cështjeje.

Deputët, Xhemal Qefalia e Arben Çuko i kanë  drejtuar një letër kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho që të thërrasë në një seancë dëgjimore kryeprokurorin për të dhënë sqarime mbi këto kërcënime që ka shkruar media kohët e fundit.

LETERA

I nderuar Kryetar i Komisionit!

Në zhvillimet e ditëve të fundit në vend, jemi vënë në dijeni nga media e shkruar dhe ajo vizive mbi kërcënimet serioze të adresuara në drejtim të Prokurorit të Përgjithshëm.

Në gjykimin tonë, kjo përbën një ngjarje të rëndë që cenon sigurinë kombëtare dhe minon besimin e cdo qytetari për sigurinë publike dhe kërkon vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet vendimarrëse e ato ligjzbatuese.

Sa më sipër, mbështetur në nenin 19.33/1, paragrafi 3, si dhe neni 36/1 i Rregullores së Kuvendit, kërkojmë nga Komisioni të organizojë një seancë dëgjimore me qëllim informimin e komisionit mbi shqetësimet e bëra publike, me drejtuesit e institucioneve:

-Prokurorin e Përgjithshëm, zotin Adriatik Llalla

-Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, zotin Visho Ajazi Lika

-Drejtorin e Policisë së Shtetit, zotin Haki Cako

Deputetët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare

Xhemal Qefalia, Arben Cuko

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>