Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Këngëtarja e famshme gjermane këndon në zemër të Tiranës

Nga Klodiana 0

Metropoli i shqiptarëve, qyteti i cili ndryshon çdo ditë në infrastrukturë, e më rrallë në mentalitet, do të ketë mu në zemër të Tiranës, një shfaqeje artistike.

Publiku i kryeqyetit më në fund do ketë mundësinë për të zgjedhur një shfaqje artistike, muzikore, sipas zhanrit që i pëlqen, jazz, rock, blues, pop, prej grupeve e instrumentistëve të njohur të Europës e më gjerë.

Në mbrëmjet e 2 dhe 3 shkurtit, rreth orës 20.30 të mbrëmjes, për publikun shqiptarë do të luajë OCEANA, këngëtarja gjermane e rrymave soul, pop, R&B, reggae e dance pop, me një karrierë që nisi që në adoleshencën e saj në vitin 1997.

Pas perforncës në rolin e Aidës, në musical-in “Aida” të Tom Rice e Elton John, ishte edhe vokalistja kryesore në versionin musical të “Dirty Dancing”.  Prej 2008-ës, udhëhoqi veten si këngëtare dhe kompozitore, duke nisur me hitin “Cry cry”, pjesë e albumit të parë “Love supply”, e cila qëndroi për disa javë në krye të klasifikimeve europiane, ç’ka i dhanë mundësinë pë t’u bërë pjesë e show-ve të mëdhenj të gjigandëve mediatikë në mbarë Europën.

U zgjodh nga UEFA, për të ndjekur Nelly Furtadon-n në vitin 2004 dhe Enrique Iglesian në 2008-ën, në ceremoninë e çeljes së eventit më të rëndësishëm futbollistik të Europës.

Tirana e pret në mbrëmjet e fillimin shkurtit, në datat 2 dhe 3 sëbashku me bandën “Texas Flood”  nga Beogradi, një tribute-band i Steve Ray Vaughen, nga albumi i parë i të cilit, kanë marrë edhe emrin.

Për më shumë klikoni faqen e eventit: https://www.facebook.com/events/1749693455092411/?ti=as

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej