Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Kënga arbëreshe e kënduar nga grupi i famshëm spanjoll

Nga Media 0

Një interpretim plot emocion i këngës arbëreshe vjen nga “Barcelona Gipsy Balkan Orchestra”, një nga etno-orkestrat më të njohura në botë.

Barcelona Gipsy Balkan Orchestra (BGKO) është një grup i formuar nga pjestarë nga vende të ndryshme, i cili ka ngjallur interes ndërkombëtar, kryesisht në Barcelonë nëpërmjet shfaqjeve të paharrueshme.

BKGO interpreton me pasion të madh muzikë tradicionale të Ballkanit, romëve dhe hebraikëve të Europës Lindore në një qasje të tyren origjinale.

Muzika ballkanase shkon përtej kufijve të saj gjeografikë. Ajo ushqehet nga tradita historike që bashkëjetuan në këtë gadishull për shekuj me radhë si ajo e hebrenjve, romëve, osmanëve dhe arbërve.

Pjesëtarët e këtij grupi janë Sandra Sangiao (zëri, Cataluña), Mattia Schirosa (fizarmonikë, Itali), Ivan Kovaçeviç (kontrabas, Serbi), Julien Chanal (kitarë, Francë), Stelios Togias (bateri, Greqi), Joaquin Gil (klarinetë, Málaga) dhe Oleksandr Sora (violinë, Ukrainë).

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej