Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

KE: Shqipëria progres pozitiv, trefishim i eksporteve me BE

Nga Klodiana 0

Eksportet shqiptare në BE janë trefishuar dhe vëllimi i përgjithshëm tregtar me BE-në është dyfishuar pas hyrjes në fuqi të pjesës tregtare të MAS-së në dhjetor 2006.

Në Bruksel u zhvillua dje takimi i Nënkomitetit të 9-të mbi Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë.

Takimi u bashkëkryesua nga Georg Ziegler, Zëvendës Shef i Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe Albana Shkurta, Zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë.

Takimi ofroi një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar, veçanërisht në lidhje me përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis përkatës të BE-së. Përfaqësuesit shqiptarë informuan për arritjet në lidhje me eliminimin e masave me efekt të njëjtë me kufizimet sasiore për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave, masat për të lehtësuar procedurat tatimore dhe zhvillimet më të fundit legjislative në fushën e doganave, shkruan ata.

Më tej, pala shqiptare ofroi statistika të kohëve të fundit për tregtinë, si dhe informacion lidhur me negociatat në vazhdim mbi marrëveshjet tregtare me vendet e treta, paraqiti një përditësim mbi politikat industriale, duke përfshirë mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) dhe informoi rreth masave për të përmirësuar mjedisin e biznesit në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Programit të Reformës Ekonomike (ERP). Gjithashtu, ofroi një përditësim mbi iniciativat më të fundit legjislative në fushën e turizmit.

Komisioni e vlerësoi pozitivisht faktin se eksportet shqiptare në BE janë trefishuar dhe vëllimi i përgjithshëm tregtar me BE-në është dyfishuar pas hyrjes në fuqi të pjesës tregtare të MAS-së në dhjetor 2006. Komisioni përshëndeti masat për të përafruar legjislacionin me acquis për lëvizjen e lirë të mallrave dhe veprimet që synojnë reduktimin e evazionit fiskal dhe luftimin e ekonomisë gri. Ai e inkurajoi Shqipërinë që të sigurojë pajisjen e plotë të Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut. Më tej, Komisioni përshëndeti miratimin e Protokollit Shtesë 5 të CEFTA-s dhe pret zbatimin e tij pa probleme.

Gjithashtu, Komisioni vërejti me kënaqësi se qeveria shqiptare po krijon një mekanizëm për zbatimin dhe monitorimin e Zonës Ekonomike Rajonale (REA). Në këtë kontekst, Komisioni e inkurajoi Shqipërinë që të angazhohet me partnerët e CEFTA-s për të siguruar që Sekretariati i CEFTA-s është i pajisur plotësisht me një mandat të rishikuar, personel dhe një projekt-buxhet. Sa i përket politikave të industrisë, Komisioni nënvizoi punën e bërë nga pala shqiptare për të stimuluar pjesëmarrjen në programet COSME dhe e ftoi Shqipërinë t’i forcojë përpjekjet e saj për rritjen e thirrjeve për propozime. Për turizmin, Komisioni mirëpriti zhvillimet e legjislacionit përkatës, në veçanti paketën e turizmit dhe i inkurajoi autoritetet shqiptare që të vazhdojnë më tej me miratimin e Strategjisë së Turizmit.

http://www.balkanweb.com/site/ke-shqiperia-progres-pozitiv-trefishim-i-eksporteve-me-be/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej