Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

KE refuzon Gent Ibrahimin, Sokol Berberin dhe Ina Ramën

Nga Media 0

Bie lista e kandidatëve të qeverisë për gjykatës në Gjykatën e Strasburgut

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rrëzuar në bllok listëne kandidatëve të qeverisë rama për gjyqtarë në Gjykatën e Strasburgut.

Genti Ibrahimi, Sokol Berberi dhe Ina Rama, janë tre juristët e përzgjedhur nga kryeministri rama si kandidatë për anëtarë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.  Tre kandidatët kanë udhëtuar drejt Parisit për t’u intervistuar nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, por ata janë shpërfillur krejtësisht duke u informuar se asnjëri prej tyre nuk është i pranueshëm dhe nuk do të intervistohet fare.

Edhe pse nuk është bërë e ditur arsyeja e refuzimit, teorikisht hedhja poshtë e listës në bllok mund të bëhet për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.

Secili nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës ka të drejtën të emërojë një gjykatës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Procesi i përzgjedhjes së tyre përfshin dy hapa: fillimisht vendet anëtare përzgjedhin dhe i propozojnë Këshillit të Evropës një listë me tre kandidatë. Pastaj Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës zgjedh prej tyre gjykatësin përkatës. Procesi i përzgjedhjes përfshin intervistimin e kandidatëve nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare.

Refuzimi në bllok i listës është një ngjarje e rrallë në përvojën e Gjykatës. Krahas Shqipërisë, KiE ka rrëzuar këtë vit dy herë listën e Azerbajxhanit për zgjedhjen e gjykatësit që do zëvendësojë gjykatësin e tanishëm azerbajxhanas. Më parë, gjatë dekadës së fundit, janë rrëzuar nga një herë listat e Sllovenisë, Turqisë dhe Bullgarisë.

Tashmë qeveria shqiptare duhet të paraqesë tre kandidatura të tjera. Gjykatësi shqiptar i tanishëm në Gjykatën e Strasburgut është Ledi Bianku, mandati 9 vjeçar i të cilit mbaron në mars të vitit të ardhshëm. exit.al

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej